Ura e qelqit në Kinë nis të plasaritet
WOW

Ura e qelqit në Kinë nis të plasaritet

12 Tetor 2017 | 12:16

Ura e qelqit në Kinë ka nisur që të plasaritet nën këmbët e turistëve, transmeton agjencia RIA novosti.

Pas kalimit të një grupi turistësh, në qelq janë paraqitur plasaritje dhe janë dëgjuar kërcitje të kësaj plasaritjeje.

Xhirimi është publikuar në rrjetet shoqërore dhe ka shkaktuar reagime të ndryshme. Autoritetet e qarkut në të cilin ndodhet ura, thanë se xhami i cili plasaritet është një panel i veçantë me efekte speciale.

Panele të tilla janë vendosur në disa pjesë të urës për të tërhequr vëmendjen e turistëve.

 

 

Më të lexuarat

Tribuna

Email