Shtëpi e ndërtuar me shishe Heineken (Foto)
WOW

Shtëpi e ndërtuar me shishe Heineken (Foto)

11 Janar 2018 | 11:31

Në vitin 1963 Alfred Heineken krijoni një shishe birre e cila mund të shërbente edhe për ndërtim.

Ai e bëri këtë zbulim që shishet e harxhuara të përdoreshin për ndërtimin e shtëpive të të varfërve. Edhepse viti duket i largët, 1963, holandezi që me prodhimin e tij shumë festojnë e dehen apo edhe ngushëllohen, kishte menduar edhe për aspektin ekologjik, shkruan Ndertimi.info.

Shishja quhej WOBO (World Bottle) dhe qëllimi kryesor kishte nisur për të ndihmuar klasë e varfër në Curaçao, ku Alfred Heineken kreu pushimet  dhe pa se banorët ndërtonin shtëpitë me material të ndryshme.

Për më shumë, ende ka shtëpi të ndërtuara me WOBO, që i kanë rezistuar kohës.

Shishet ishin në dy lloje, një më e gjatë e tjetra më e shkurtër. Ato montoheshin sikur LEGO njëra pas tjetrës sikur horizontalisht, ashtu edhe vertikalisht.

 

 

 

Më të lexuarat

Tribuna

Email