Piktori Demush Avdimetaj me ekspozitë në Galerinë e Ministrisë së Kulturës
WOW

Piktori Demush Avdimetaj me ekspozitë në Galerinë e Ministrisë së Kulturës

15 Prill 2018 | 16:32

Piktori Demush Avdimetaj me ekspozitë në Galerinë e Ministrisë së Kulturës

Të enjten, më 19 prill, në Galerinë e Ministrisë së Kulturës bëhet hapja e ekspozitës “Simbiozë e Artit Klasik dhe Modern” të piktorit Demush Avdimetaj, e cila përmban 30 punime që paraqesin elemente reale dhe të imagjinuar poetike, me kontura vizatimore grafike, piktoreske e skulpturore.

Piktori Avdimetaj është një ilustrues i shquar dhe një piktor me identitet të formësuar prej artisti. Ai dëshmon prirjen e tij për dy lëmi të artit pamor,  vizatimin – që është bazë dhe pikturën. Peizazhet lirike merren nga natyra, por transponohen varësisht nga emocionet, disponimet dhe përjetimet estetike, duke krijuar imazhe vizuale mbresëlënëse, asociative dhe refleksive.

Demush Avdimetaj u lind më 1944 në Strellc të Deçanit. Studimet e larta i ka mbaruar në Kosovë, në Fakultetin e Arteve, drejtimi i Pikturës. Ai deri më tani ka realizuar mbi 20 ekspozita personale, ndërkaq kjo është ekspozita e tretë me radhë në Galerinë e Ministrisë së Kulturës.

Karriera e tij artistike është përcjellë edhe me çmime e mirënjohje të ndryshme si ajo nga Akademia Evropiane e Arteve në Belgjikë në vitin 2006, nga Salloni i 36-të Ndërkombëtarë, po në Belgjikë, nga Salloni Mbarëkombëtarë i Gostivarit në vitin 2010, etj.

Ky projekt drejtohet nga Dhurata Ramosaj-Shala – koordinatore e Galerisë së Ministrisë së Kulturës, ndërkaq kurator i ekspozitës është Nebih Muriqi.

Më të lexuarat

Tribuna

Email