Park i madh dhe një superfontanë brenda tij – ky aeroport i bukur do të bëhet edhe më i bukur (Foto/Video)
WOW

Park i madh dhe një superfontanë brenda tij – ky aeroport i bukur do të bëhet edhe më i bukur (Foto/Video)

09 Qershor 2017 | 14:53

Aeroporti Changi në Singapor, një nga aeroportet më të bukura në botë, do të jetë i “plotësuar” edhe nga një strukturë e madhe e quajtur “Jewel”.

 

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një strukturë të vendosur pesë kate mbi tokë, për realizimin e së cilës do të shpenzohen hiq më pak se 1,7 miliard dollarë.

Kjo strukturë, do të duke si një park i gjelbëruar prej rreth 14 mijë metrash katrorë, që përmban atraksione për lojëra, kopshte dhe shtigje për ecje.

Veç tjerash, vizitorët aty do të kenë mundësinë që të ecin mbi një urë 50 metra të gjatë, e cila do të ketë dysheme prej qelqi për të treguar pamjen më poshtë.

Ky kompleks, që parashikohet të përfundojnë gjatë vitit 2019, përveç dyqaneve do të ketë edhe restorante, zyra, si dhe një shatërvan 40 metra. /Telegrafi/

 

 

a1-1 a2-1 a2-1a7

 

 

Më të lexuarat

Tribuna

Email