Pamje mbresëlënëse të qiellgërvishtësit më unik në New York që është ndërtuar për vetëm 33 muaj (Video)
WOW

Pamje mbresëlënëse të qiellgërvishtësit më unik në New York që është ndërtuar për vetëm 33 muaj (Video)

09 Qershor 2017 | 14:56

Një video interesante është duke qarkulluar në rrjetet sociale në të cilën shfaqet momenti i ndërtimit të njërës prej ndërtesave më të pazakonta dhe më të larta në New York.

 

Qiellgërvishtësi mbresëlënës i ndërtuar në rrugën 56 Leonard, është një nga ndërtesat më unike që ndonjëherë është ndërtuar në New York, transmeton Telegrafi.

 

2-88

 

Kompania që është marrë me ndërtimin e saj kishte instaluar një kamerë në një ndërtesë tjetër dhe ka filmuar çdo ditë ndërtimin e saj.

Ndërsa ajo çfarë e bën më interesante këtë ndërtesë është puna e palodhshme e ekipit të ndërtimit të cilëve u është dashur vetëm 33 muaj që ta përfundojnë.

Dhe videoja e postuar më poshtë është realizuar me incizim të shpejtë dhe tregon ecurinë e ndërtimit të saj. /Telegrafi/

 

Më të lexuarat

Tribuna

Email