Njeriu i rritur në mesin e ujqërve flet për jetën në mesin e njerëzve
WOW

Njeriu i rritur në mesin e ujqërve flet për jetën në mesin e njerëzve

09 Prill 2018 | 19:02

Spanjolli Markos Rodriguez Pantoha u gjet në një shpellë në vitin 1965, ku jetoi për 12 vjet me një turmë ujqish. Jeta e tij në ambient të egër filloi kur ishte shumë i ri pas vdekjes së nënës së tij.

Babai i tij e la atë duke e shitur te një fermer që jetonte në malet e Sierra Morena. Bujku, menjëherë pas kësaj vdiq, dhe Markos u tërhoq në ambient të egër. Ai mendon se ishte rreth gjashtë ose shtatë vjeç në atë kohë.

Anëtarët e Gardës Civile Spanjolle e gjetën kur ishte 19-vjeç dhe e sollën përsëri te njerëzit. Pastaj gjithçka ndryshoi vërtet.

Për jetën e tij janë bërë libra të shumtë, filma, studime antropologjike dhe një dokumentar i shkurtër nga BBC.

Markos tani është 72-vjeç dhe jeton në fshatin e vogël Rantem, në zonën Orensa në Galicia. Përkundër faktit se jeton midis njerëzve për më shumë se 50 vjet, ai shpesh pranon se kujtimet e tij të fundit për një jetë të lumtur janë të lidhura me ujqërit.

Në një bisedë për të përditshmen spanjolle El Pais, Markos zbulon se sot ndihet i mashtruar dhe abuzuar nga njerëzit, dhe se punëdhënësit nga industria e ndërtimit dhe hotelieri e kanë eksploatuar.

“Mendoj se ata qeshin me mua, sepse nuk e kuptoj politikën dhe futbollin,” thotë ai.

Megjithëse mendon se kurrë nuk ka qenë në gjendje t’i përshtatet plotësisht jetës mes njerëzve, fqinjët e tij e pranojnë atë si të tyrin.

Duke qenë i zhgënjyer me mënyrën se si jetojnë njerëzit, Markos pranon se po përpiqej të kthehej në male, por ujqërit nuk e njohin më si një prej tyre.

“Mund ta ndiej se janë këtu, i dëgjoj se si marrin frymë. Ata janë ujqër dhe nëse i sjell, ata do të më përgjigjen, por nuk dua të më afrohen. Kam erë njeriu”, thotë Markos.

Më të lexuarat

Tribuna

Email