Minarja shfaqet nga liqeni i ngrirë
WOW

Minarja shfaqet nga liqeni i ngrirë

01 Shkurt 2018 | 21:37

Minarja e cila ngritet në mes të liqenit në lindje të Turqisë është kthyer në një atraksion turistik, e cila në mënyrë të veçantë të tërheq vëmendjen e turistëve në dimër kur sipërfaqja e liqenit mbulohet me akull.

Kjo është minarja e xhamisë që mbeti nën ujë pas mbushjes së digës Yazici në vitin 2009. Diga i shërben nevojave të hidrocentralit me të njëjtin emër, por edhe për ujitjen e më shumë se 25 mijë hektarëve të tokës bujqësore në Agri.

Së bashku me një pjesë të fshatit Bascavus, nën ujë mbeti edhe xhamia lokale kurse minarja vazhdon të qëndrojë drejtë në mes të liqenit.

Rreth 18 kilometra larg nga qendra e Agrit, minarja është bërë një atraksion i madh turistik i vizituar nga vendorët e zhvendosur të këtij fshati, por edhe nga turistët nga e gjithë Turqia dhe më gjerë.

Minarja në mes të një liqeni të ngrirë është një skenë që tërheq fotografët profesionistë dhe ata amatorë në kërkim të imazheve të pazakonta.

Më të lexuarat

Tribuna

Email