Materia e errët nuk ndërvepron me galaktikat
WOW

Materia e errët nuk ndërvepron me galaktikat

09 Prill 2018 | 14:06

Misteri i materies së errët sa vjen e po thellohet, pasi shkencëtarët thonë se substanca e pakapshme nuk ndërvepron me galaktikat, ashtu siç sugjerohej nga studime të mëhershme.

Para tri vjetësh, shkencëtarët menduan se ishin një hap më afër për të identifikuar substancën misterioze kur ata vërejtën se një galaktikë u nda nga materia e errët që e rrethonte.

Zbulimi i madh, siç u konsiderua atëherë, sugjeronte se substanca ishte duke ndërvepruar ma materien e errët përmes gravitetit.

Sidoqoftë, të dhënat nga vëzhgimet e fundit tregojnë se substanca e çuditshme nuk ndahet nga galaktika e saj dhe nuk mund të ndërveprojë.

Rreth 27 për qind e universit përbëhet nga materia e errët, e cila nuk mund të shihet, derisa materia normale, sikurse planetët dhe yjet, përbëjnë pesë për qind.

Materia enigmatike është e padukshme, pasi nuk reflekton dritë dhe nuk ka qenë e observuar asnjëherë nga shkencëtarët.

Ajo nuk mund të shihet direkt me teleskopë, por astronomët e dinë se ajo ekziston për shkak të efekteve të saja të gravitetit mbi materien e njohur.

Autori i studimi, Richard Massey nga Universiteti Durham thotë se kërkimet për materien e errët janë frustruese.

“Për sa kohë që materia e errët nuk ndërvepron me universin rreth saj, ne e kemi më të vështirë për të zbuluar se çfarë ajo është”, tha ai.

Më të lexuarat

Tribuna

Email