Liderët botërorë pa lëkurë fytyre, si pjesë e një fushate vetëdijesimi (Video)
WOW

Liderët botërorë pa lëkurë fytyre, si pjesë e një fushate vetëdijesimi (Video)

09 Qershor 2017 | 15:27

Si pjesë e projektit One Millimeter, liderëve më të fuqishëm botërorë iu është larguar lëkura e fytyrës me efekte kompjuterike, për të treguar se të gjithë njerëzit janë të njëjtë.

Donald Trump, Theresa May, Kim Jong-Un dhe Vladimir Putin janë pjesë e këtij ilustrimi, të cilët dallojnë pak me pamjen e tyre origjinale, transmeton Telegrafi.

“I vetmi dallim që kemi me njëri-tjetrin është një milimetër lëkurë. Po që se hiqet kjo shtresë, brenda të gjithë neve është një krijesë e brishtë”, është përshkruar projekti.

Përmes kësaj forme, po kërkohet ndalimi i dallimeve racore, etnike dhe gjinore.

“Të gjithë jemi pjesë e një race, asaj që quhet shoqëri njerëzore”, është thënë në përshkrimin e rastit.

 

Më të lexuarat

Tribuna

Email