Kjo pajisje zbulon kancerin për 10 sekonda (VIDEO)
WOW

Kjo pajisje zbulon kancerin për 10 sekonda (VIDEO)

12 Tetor 2017 | 11:39

Hulumtuesit në Universitetin e Teskasit kanë projektuar një pajisje të re e cila mund të zbulojë kancerin hiq më shumë se për 10 sekonda.

Pena e kancerit e quajtur Pen MasSpec, sipas studiuesve duhet të jetë në dhomat e operimit sa më shpejt që nga 2018-ta, transmeton Klan Kosova.

Pajisja e re do të jetë në gjendje të sjellë diagnoza të menjëhershme në majë të gishtave të kirurgëve teksa veprojnë në pacientë.

Kur e përdorin atë, mjekët thjesht do ta vendosin penën në indet e një pacienti dhe do t’i japin pak sekonda për të lexuar përbërjen molekulare të indeve. Pastaj, një nga dy fjalë do të shfaqet në një ekran kompjuterik në OR: ‘Normal’ ose ‘Cancer’.

Ekspertët shpresojnë se pajisja do të ndihmojë kirurgët që të kryejnë procedura më të sigurta, më të shpejta dhe më të sakta, pasi ato potencialisht mund të heqin të gjitha indet kanceroze nga një pacient në një shkallë.

Më të lexuarat

Tribuna

Email