Kalimtari iu del në ndihmë zjarrfikësve, për shpëtimin e shtatzënës nga banesa që digjej (Video)
WOW

Kalimtari iu del në ndihmë zjarrfikësve, për shpëtimin e shtatzënës nga banesa që digjej (Video)

10 Janar 2018 | 13:39

Gruaja shtatzënë që ndodhej në një banesë të përfshirë nga flakët në Kinë, është shpëtuar nga një kalimtar rasti, që u ngjit sipër duarthatë.

Ren Liubin ka hipur lart dhe largoi rrethojat metalike, prej nga e shoqëroi viktimën poshtë, transmeton Telegrafi.

Të pranishmit dhe zjarrfikësit, kanë mbetur të mahnitur me lëvizjet e tij të shkathëta, si dhe guximin që të intervenojë.

Zjarri që përfshiu banesën shkaku i rrjetit të dobët elektrik, bëri që shtatzëna të pësojë disa komplikime, mirëpo gjendja saj është nën kontroll.

Në anën tjetër, Liubin që është marrë më herët me instalimin e kabllove, është shpërblyer me të holla nga disa kompani, ndërsa pritet t’i ofrohet edhe një dekoratë për trimëri. /Telegrafi/

Më të lexuarat

Tribuna

Email