Fortesa që kujton të kaluarën
WOW

Fortesa që kujton të kaluarën

07 Shkurt 2017 | 14:29

Një mini-kështjellë përgjatë bregdetit të Holandës u transformua në një pavijon spiral arti dhe kafene njëkohësisht – sipas projektit të kompanisë Emma Architecten.

 E klasifikuar si pjesë e trashëgimisë botërore, fortesa Fort Diemerdam është një nga fortifikimet e pakta bregdetare të Amsterdamit që është ndërtuar në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë.

 Fortesa miniaturë pjesë e fortifikatës së dikurshme, është projektuar në mënyrë që, jo vetëm të rigjallërojë vendin por, gjithashtu, edhe të tërheqë më shumë turistë.

 

Fortesa i është përshtatur kohës së sotme, por në të njëjtën kohë, i bën jehonë historisë ushtarake të vendit./ GazetaTribuna

Më të lexuarat

Tribuna

Email