A është Mbretëresha e Anglisë pasardhëse e Profetit Muhamed
WOW

A është Mbretëresha e Anglisë pasardhëse e Profetit Muhamed

09 Prill 2018 | 10:25

Historianët në Britani të Madhe besojnë se Mbretëresha e tyre është pasardhëse e profetit Muhamed.

Pretendimet e tyre e bëjnë mbretëreshën pasardhëse të largët të themeluesit të islamit – sipas tyre i bie që mbretëresha të jetë gjenerata e 43 pas profetit. Këto gjetje fillimisht ishin publikuar në vitin 1986 nga Burke Peerage.

Por, pretendimet janë ringjallur tash përsëri, pasi një gazetë marokene ka njoftuar se i është vënë pas linjës së gjakut të Profetit.

Sipas gjetjeve të tyre, linja e gjakut e Elizabetës II vjen nga Konti i Kembrixhit në shekullin 14, i cili kishte prejardhje nga myslimanët e Spanjës, që vinin nga Fatima e bija e Profetit.

Hitorianët thonë se edhe të dhënat gjenealogjike e mbështesin këtë pohim dhe janë konfirmuar edhe nga Ali Gomaa, ish myftiu i madh i Egjiptit. Të parët e Mbretëreshës rrjedhin nga princesha Zaida, që kishte lënë shtëpinë e saj në Sevilla në shekullin 11 dhe ishte konvertuar në katolike.

Zaida ishte gruaja e katërt e Mbretit King Al-Mu’tamid ibn Abbad i Sevillës. Ajo i kishte lindur atij një djalë që quhej Sancho, që më pas pasardhësja e tij u martua me Kontin e Këmbrixhit në shekullin 11.

Më të lexuarat

Tribuna

Email