E çuditshme: Një copë e madhe akulli bie nga qielli, pastruesi fatlum i shpëton vdekjes
WOW

E çuditshme: Një copë e madhe akulli bie nga qielli, pastruesi fatlum i shpëton vdekjes

12 Shkurt 2018 | 19:25

Një pastrues rruge dhe një kalimtar rasti shmangën një aksident të madh kur një pjesë e madhe e akullit ra nga qielli mbi një rrugë në Londër.

Ngjarjen e kanë xhiruar kamerat e vendosura në një taxi kompani aty afër.

Pastruesi ka thënë që është i lumtur që ka mbetur gjallë.

“E pastrova anën tjetër të rrugës, pastaj dëgjova një dridhje të madhe. Një pjesë e madhe e akullit, ndoshta i rëndë 10 kilogram ra ose nga aeroplani ose nga qielli. Gjithçka ndodhi shumë shpejt sa që nuk u frikësova shumë. Por ka pasur mundësi të përfundoja i vdekur në rrugë”, tha për mediet pastruesi.

Një tjetër kalues tha se zhurma ka qenë e madhe sikur të kishte rënë ndonjë meteor.

Është e dukshme se akulli ra nga një avion që afrohej në aeroportin Heathrow të Londrës.

 

Më të lexuarat

Tribuna

Email