Bëni shumë kujdes! Miliona njerëz “vetëvriten” me këto vitamina dhe suplemente
WOW

Bëni shumë kujdes! Miliona njerëz “vetëvriten” me këto vitamina dhe suplemente

18 Mars 2017 | 16:14

Tregu farmaceutik ofron suplemente të shumtë ushqimorë, por përse shërbejnë ato? Cilat janë të dobishme, të padobishme apo të dëmshme?
A e dinit se më shumë se 97% e vitaminave që përdoren përmbajnë disa ingredient të dëmshëm për shëndetin? Në realitet, pjesa më e madhe e vitaminave prodhohen nga ndërmarrje të mëdha farmaceutike.

Suplementet ushqimorë janë prodhuar me idenë për të furnizuar trupin me ato nutrientë që mund t’i mungojnë. Mund të jenë vitamina minerale, aminoacide, acide yndyrore dhe substance të tjera në formë kapsule, tablete, pilule, të lëngshme etj, dhe që mund të gjenden në doza dhe kombinime të ndryshme.

Jo vetëm që nuk shërojnë tumoret por mund t’i shkaktojnë ato!
Shumë marka suplementesh popullore përmbajnë aditivë artificial, ngjyrues kimik dhe përbërje me imitime të vitaminës a, që trupi nuk e njeh dhe që nuk mund ta përpunojë krejtësisht. Më shumë se një herë studimet rreth kësaj çështjeje janë ndërprerë pasi gjatë kërkimeve arrihej në konkluzionin se këta suplemente jo vetëm që nuk shëronin tumoret por i shkaktonin ato!

OMGJ në suplemente:
Një nga aspektet më surprizues dhe problematikë të suplementeve është fakti se në to janë përfshirë organizma të modifikuar gjenetikisht (OMGJ) si alumini, ngjyruesit artificial që derivojnë nga nafta, “aspartame” (proteinë e prodhuar nga sheqeri artificial) dhe aditivë të tjerë toksikë që mund të konsiderohen si helme për qeniet njerëzore e veçanërisht për fëmijët. Përpos problemeve të tjera vrasin edhe bakteret e zorrëve.

Ja disa aditivë të përdorur në suplemente:
Vaj i sojës i hidrogjenizuar
Niseshte misri e modifikuar
Aromë natyrale
Acid citric
Acid laktik
Serum qumështi (hirrë)
Maltodekstrin etj./shije

Më të lexuarat

Tribuna

Email