Arti i krijuar mbi borë
WOW

Arti i krijuar mbi borë

07 Shkurt 2017 | 14:17

Artisti anglez, Simon Beck, ka bërë emër në botën e krijimtarisë me një lloj të veçantë të artit. Ai krijon forma të ndryshme gjeometrike duke shkelur në mënyrë të kontrolluar mbi shtresat e borës.

Për realizimin e disa veprave më të ndërlikuara, ai madje duhet të lëvizë gjithë ditën nëpër borë.

Arti i tij kishte nisur si hobi në vitin 2004, kur e kishte krijuar një formë gjeometrike në borë – e të cilën më pastaj e kishte vështruar nga lartësia – teleferiku. Ai mbeti i habitur me pamjen e veprës së tij.

Më vonë ndërkaq, për artin e tij kanë raportuar mediat më të njohura ndërkombëtare, ndërsa Simon nuk e ka ndërmend të ndalet. Ai tashmë artin e tij ka filluar të krijojë edhe në rërën e plazheve.

Në vijim ju sjellim disa pamje që prezantojnë punën e bukur artistike të Simonit mbi shtresën e bardhë të borës./ GazetaTribuna4 1

Më të lexuarat

Tribuna

Email