Ushtari amerikan sjell versionin e tij të këngës “Skifterja e zemrës”
BIZZ

Ushtari amerikan sjell versionin e tij të këngës “Skifterja e zemrës”

08 Janar 2018 | 15:47
Corey Banks është marinsi amerikan i cili është shndërruar në senzacion të rrjeteve sociale.

Kjo ngase, ai ka sjellë versionin e tij të disa prej këngëve të reperëve të njohur shqiptar, shkruan lajmi.net.

Madje, në rrjete sociale ai ka bërë një numër të madh ndjekësish të cilët presin se cila është kënga e radhës që ai e sjell në versionin e tij.

“Skifterja e zemrës”, këngë kjo e kënduar nga Klajdi Haruni dhe Bes Kallaku, duket se ia ka rrëmbyer zemrën marinsit dhe e solli  të performuar nga ai përmes një videoje në Instagram.

Më poshtë mund ta dëgjoni se si e këndon Corey Banks, “Skiferen e Zemrës”. 

 

Më të lexuarat

Tribuna

Email