Të gjithë ish të dashurit e Rita Orës, në albumin e saj të ri
BIZZ

Të gjithë ish të dashurit e Rita Orës, në albumin e saj të ri

14 Nëndor 2017 | 9:30

Në albumin e radhës i cili nuk do të vonojë, Rita Ora do t`iu flasë të gjithë ish dashnorëve të saj.

Rita Ora, shqiptarja e njohur për muzikën e saj pop, gjatë jetës ka takuar emrat si Rob Kardashian, Calvin Harris e James Arthur – dhe lista e të dashurve të saj nuk është e zakonshme, shkruan KultPlus.

Për The Sun, 26 vjeçarja ka treguar se në mesin e inspirimeve për albumin e saj janë edhe ndodhitë me ish të dashurit e saj.

“Meshkujt me të cilët jam takuar më parë, dashuritë e mia, secila është një inspirim i vogël për këngët e mia. Edhepse, muzika për mua gjithmonë ka qenë më domethënëse sesa çdo i dashur” ka treguar Rita për The Sun.

Kur Rita u nda nga Rob Kardashian, ai e akuzoi atë se e ka tradhtuar me rreth 20-të meshkuj. Përvojat e Ritës në dashuri janë të ndryshme dhe një pjesë e tyre janë të njohura për publikun.

Mes emrave tjerë me të cilët Rita ka qenë e shoqëruar ndër vite janë edhe Travis Barker e Lewis Hamilton. Rita ka deklaruar se vitin tjetër do të realizojë një turne në pjesë të ndryshme të botës.

Më të lexuarat

Tribuna

Email