Shqiptarët do të “pushtojnë” “MTV EMA 2017”
BIZZ

Shqiptarët do të “pushtojnë” “MTV EMA 2017”

10 Nëndor 2017 | 18:22

Është eventi më i madh i ndarjes së çmimeve të muzikës në Europë dhe në një ngjarje të tillë sigurisht që nuk mund të mungojnë edhe shqiptarët.

Por në ndryshim nga vitet e tjera, më 12 nëntor në “Wembley Arena” do të jenë të pranishëm 4 artistë me origjinë shqiptare.

E veçanta e këtij viti është se ceremoninë e zhvillon këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora. Gjithashtu Rita do të jetë kokë më kokë me Dua Lipën për çmimin “Best Look”, ndërkohë që kjo e fundit është e nominuar edhe në kategorinë “Best New Artsit”.

Nuk janë vetëm dy vajzat ato që do të shndrijnë mbrëmjen e së dielës pasi gjithashtu pjesëmarrës në këtë event do të jenë Ermal Meta si përfaqësues i Italisë dhe Kristati-Xen, i cili do të përfaqësojë Zvicrën.

Më të lexuarat

Tribuna

Email