Shpend Ahmeti: E kemi ruajt dhe rritë votën
BIZZ

Shpend Ahmeti: E kemi ruajt dhe rritë votën

22 Tetor 2017 | 22:54

Kandidati nga Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë që ia kanë dalë të arrijnë synimin e tyre në këtë garë.

Ahmeti tha që kanë ruajtur dhe kanë rritur votën e qershorit të 2017-ës.

Tutje ai ka shprehur bindjen e tij që do të fitoj balotazhin, përderisa rezultatin e kundërkandidatit të tij nga AKR-ja, Selim Pacillit, e konsideroi si befasinë e këtyre zgjedhjeve.

“Kemi pas synim që të marrim së paku 40 mijë vota, dhe e kemi arritur synimin tonë, tash kemi edhe më shumë vota. Befasia e këtij rezultati është kandidati i AKR-së, Selim Pacolli, përderisa ne e kemi ruajt dhe e kemi rritë votën e qershorit 2017 dhe jemi të bindur që në nëntor do të fitojmë” ka thënë Ahmeti.

Më të lexuarat

Tribuna

Email