Rita sjell të tjera poza tërheqëse me kostum larjeje
BIZZ

Rita sjell të tjera poza tërheqëse me kostum larjeje

16 Prill 2018 | 14:37

Rita Ora ka ditur shpesh të marrë vëmendjen me fotografitë që i publikon në rrjetet sociale.

Derisa në fotosesionet e ndryshme, ajo nuk ka hezituar të paraqitet në poza tërheqëse, e zhveshur në pjesën e sipërme.

Ndërkaq, në disa imazhe më të reja, këngëtarja shqiptare ka pozuar me kostum larjeje dhe duket për mrekulli.

Në fotografitë e publikuara në Instagram, 27-vjeçarja fillimisht ka pozuar nga përpara, teksa në pjesën e poshtme ka veshur xhinse të shkurtra.

Derisa në pozën tjetër, ajo është paraqitur në profil duke i vënë në plan të parë të pasmet.

(Foto: Instagram/RitaOra)

Ditë më parë, Rita i ka befasuar fansat e Festivalit Coachella në Indio të Kalifornisë duke u paraqitur si mysafire në skenë.

Ora është paraqitur në skenë për ta interpretuar këngën “It Ain’t Me”, një bashkëpunim i Kygos me yllin amerikan, Selena Gomez.

Më të lexuarat

Tribuna

Email