Pse u ndan Kidman dhe Cruise?
BIZZ

Pse u ndan Kidman dhe Cruise?

10 Tetor 2017 | 12:47

Ishin të martuar për 11 vjet dhe njëri nga çiftet më të bukura të Hollywoodit.

Adaptuan dy fëmijë dhe dukej të ishte çifti më stabil në Holliywood.

Por, Tom Cruise (55) në vitin 2001 bëri kërkesë për divorc nga Nicole Kidman (50). Thuhej se arsyeja ishte për shkak të shkencës, të cilën Nicole nuk deshi ta pranojë.

Ata, megjithatë, asnjëherë nuk kanë folur për arsyet e vërteta të divorcit.

Aktorja australiane shpesh ka diskutuar për raportet e tyre edhe pas ndarjes, por nuk ka zbuluar arsyet.

Nicole ka thënë se jeta e tyre e përbashkët ishte e përkryer dhe se e kishte të vështirë pas ndarjes.

Mediat kanë raportuar se njëra ndër arsyet kanë qenë se Tom ishte yll më i madh se sa Kidman, por kjo është vështirë të konfirmohet.

Edhe vetë Kidman ka thënë se asnjëherë nuk do të flasë për arsyet e ndarjes me Cruise.

“Dua ta respektoj këtë martesë dhe asnjëherë nuk do të flisja për atë se pse nuk jemi më së bashku”, ka thënë Kidman.

Më të lexuarat

Tribuna

Email