Protestë kundër abuzimit seksual në Hollywood
BIZZ

Protestë kundër abuzimit seksual në Hollywood

13 Nëndor 2017 | 10:22

Qindra protestues u mblodhën dje në Hollywood në një marsh të organizuar në mbështetje të viktimave të sulmeve dhe ngacmimeve seksuale të frymëzuara nga fushata #MeToo në mediave sociale.

Marshi vjen pas akuzave për sulme dhe ngacmime seksuale kundër figurave publike nga manjati i filmit Harvey Weinstein.

Protestuesit kanë filluar marshimin në Bulevardin e Hollywoodit duke ecur përgjatë “Walk of Fame” drejt selisë qendrore të CNN.

Në këtë marsh dominuan më shumë gra, por u përkrah edhe nga meshkuj.

Tara McNamarra, 21 vjeç, nga Los Anxhelos, tha për agjencinë e lajmeve Reuters se më në fund e ndjen se pas shumë vitesh po merren seriozisht sulmet dhe abuzimi seksual.

“Unë kam qenë sulmuar seksualisht shumë herë gjatë gjithë jetës time,” tha ajo. “Kjo më ka prekur në çdo aspekt të jetës sime”, shtoi ajo.

Më të lexuarat

Tribuna

Email