Lista e aktorëve të telenovelave turke që janë me prejardhje shqiptare (Foto)
BIZZ

Lista e aktorëve të telenovelave turke që janë me prejardhje shqiptare (Foto)

08 Shtator 2017 | 14:59

Aktori shume i dashur për publikun shqiptar dhe jo vetëm, Kivanc Tatlitug para disa vitesh na surprizoi me faktin qe ai kishte prejardhje shqiptare.

Por përveç tij në Turqi ka dhe të tjerë personazhe të njohur por edhe të pëlqyer nga ne, të cilët kanë një dell shqiptari.

Ja cilët janë ata:

Kivanc Tatlitug

Është i njohur për rolet në ‘Dashuri e ndaluar’ ‘Kuzey Güney’ ‘Kurt Seyt’ dhe së fundmi do ta shohim në ‘Cesur ve Güzel’ i ati është me origjinë shqiptare nga Prishtina.

Arduc Baris

Është pëlqyer me shikim të parë. Ai na u prezantua me serialin shumë të këndshëm ‘Dashuri me qera’. Arduc përveçse ka deklaruar që është me origjinë shqiptare nga ana e të atit, ai flet dhe shumë bukur shqip.

Halit Ergenç

Eshte aktori ku ne e kemi pare te luaje rolin e ‘Sulejmanit te Madherishem‘ dhe ‘Njemije e nje net’ u aktoren qe luan rolin protagonist ate te Shehrazade, Halit e ka grua dhe ne jeten reale. E ema e tij eshte me prejardhje shqiptare.

Kaan Urgancıoğlu

Me aktorin, ne si shikues, kemi patur një marrëdhenie ‘dashuri dhe urrejtje’ për shkak te rolit e tij ne serialin ku ai eshte prezantuar me publikun shqiptar ‘Kara Sevda’. Kaan është me baba turk dhe nënë me prejardhje shqiptare.

Yeşim Salkım

Eshte kengetare dhe aktore turke me prejardhje shqiptare.

Candan Erçetin

Është zëvendës presidente e klubit sportiv Galatasaray,e njohur edhe si kengetare dhe tekst shkruese. Candan eshte me prindër shqiptare, emigrante nga Prishtina

Hakan Şükür

Është një futbollist i dale ne pension,i njohur jo vetëm ne Turqi. Tashme te gjithe e dimë qe Hakan është me prejardhje nga Shqiperia, i ati i tij ka lindur ne Prishtine. Hakan aktualisht i eshte futur politikes si deputet i pavarur.

Semih Kaya

Një tjetër futbollist i njohur i cili luan me klubin e Sparta Pragës është me prejardhje shqiptare. Gjyshi i tij (shqiptar i Maqedonisë) ka emigruar nga Maqedonia ne qytetin turk te Izmirit. /Living/

Më të lexuarat

Tribuna

Email