Kthim në retrospektivë – shikoni Adelinën dhe Ermalin duke performuar 12 vjet më parë (Foto)
BIZZ

Kthim në retrospektivë – shikoni Adelinën dhe Ermalin duke performuar 12 vjet më parë (Foto)

17 Mars 2017 | 9:30

Dyshja, Adelina Ismaili e Ermal Fejzullahu, sot janë padyshim ndër emrat më të njohur e më të dashur për publikun shqiptar.

Çdo lëvizje e tyre ndiqet hap pas hapi nga mediat të cilat janë të etur për jetën private e publike të artistëve.

Edhe pse tashmë Adelina jo shumë aktive në muzikë dikur ndodhte ndryshe.
ermali-1
Ermali dhe Adelina duke performuar…
Performancat e shumta përkrah kolegëve të saj edhe sot e kësaj dite janë të arkivuara mjaft mirë përmes fotografive.

Një ndër to është edhe performanca e saj me Ermal Fejzullahun gjatë vitit 2005, e cila shihet në foton më lart.

Sot, Adelina Ismaili është e martuar dhe e lumtur me bashkëshortin Valin, teksa është tërhequr pak nga angazhimet muzikore.

Ermal Fejzullahu nga ana tjetër vazhdon të jetë prej më të pëlqyerve dhe më aktivëve në skenën muzikore, por ai ka një jetë familjare të shëndoshë pranë gruas Arianës dhe fëmijëve.

/Prive/Telegrafi/

Më të lexuarat

Tribuna

Email