Kryetari i Londrës mburret me Dua Lipën (FOTO)
BIZZ

Kryetari i Londrës mburret me Dua Lipën (FOTO)

13 Nëndor 2017 | 15:06

Këngëtarja nga Kosova, tashmë me famë botërore, Dua Lipa, mbrëmë ka marrë çmimin “Këngëtarja më e mirë e re” në ceremoninë MTV EMAs 2017-të, shkruan KultPlus.

Urimet për Duan nuk kanë munguar, ku ndër ta është edhe urimi nga kryetari i Londrës Sadiq Khan, i cili ka thënë që qyteti i Londrës ka disa prej talenteve më të mëdhenj të muzikës në botë.

“Qyteti ynë i ka disa prej talenteve më të mëdha të muzikës botërore. Është gjë e bukur të shohësh londinezen Dua Lipa duke e fituar çmimin për Artisten e re më të mirë në “MTV EMA”, ka shkruar Khan në Twitter.

Këtë ceremoni të madhe të muzikës e udhëhoqi këngëtarja tjetër nga Kosova Rita Ora ndërsa me çmim doli edhe këngëtari shqiptar Ermal Meta.

Më të lexuarat

Tribuna

Email