A jeni gati për hitin më të madh? Leonora e Sabriu sapo e…
BIZZ

A jeni gati për hitin më të madh? Leonora e Sabriu sapo e…

12 Tetor 2017 | 12:04

Pak muaj më parë u fol për një duet mes këngëtarit Sabri Fejzullahu dhe Leonora Jakupit. Dy breza, dy yje, dy personalitete me influencë në muzikën shqipe, shkruan “Kosovarja”.

Bashkëpunimi mes dy yjeve të skenës tashmë po realizohet. Sabriu dhe Leonora sot ishin në studion e kompozitorit Florent Boshnjaku, i cili është krijuesi i këngës së dyshes në fjalë.

Duke e ditur ndikimin e Sabriut dhe Leonores tek publiku i gjerë dhe gjithashtu duke e njohur stilin e Boshnjakut, që tani është e qartë që kënga do të jetë hit, e me gjasë do ti rezistojë gjatë kohës

Kënga në fjalë do të vizualizohet me videoklip. Kureshtja se si do të tingëllojë e si do të duket, që tani është e madhe.

Më të lexuarat

Tribuna

Email