Instruktorja e fitnesit s’heq dorë nga dashuria pavarësisht kërcënimeve për vrasje
BIZZ

Instruktorja e fitnesit s’heq dorë nga dashuria pavarësisht kërcënimeve për vrasje

19 Shtator 2017 | 9:10

Yjet e Love Island, Gabby Allen dhe Marcel Somerville janë shfaqur në publik në Las Vegas, duke shtuar thashethemet se ata janë duke qëndruar së bashku.
Më herët ishte thënë se ata janë ndarë, pasi që Gabby mbylli llogarinë e saj në Instagram pa dhënë shpjegime.Por, instruktorja e fitnesit, 25, duket se është në lidhje me ish-yllin e Blazin Squad, Marcel Somerville, 31, derisa çifti nuk mund të largonte duart nga njëri-tjetri në Las Vegas. Çifti dukej se është në dashuri, pasi ata planifikojnë që të lëvizin së bashku. Ata janë parë në Marquee Nightclub & Dayclub, duke u rrezitur në diell dhe duke u kënaqur në pushimin e tyre romantik. Gabby ishte vënë në situata të vështira, pasi që ajo u zhvendos në vilën në Love Island në fund të korrikut, duke zbuluar se ajo kishte marrë kërcënime për vdekje për shkak të marrëdhënieve me Marcel. “Nuk mund t’i besoja telefonit kur erdha. Më kanë thënë të mbysë veten. Është çmenduri”, ka thënë Gabby.

Më të lexuarat

Tribuna

Email