Idrizi: PDK investoi mbi 110 milionë euro në Vushtrri
BIZZ

Idrizi: PDK investoi mbi 110 milionë euro në Vushtrri

11 Tetor 2017 | 21:16

Kandidati nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës për të parin e Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka folur për investimet që ka bërë kjo parti gjatë kohës sa ka qenë në qeverisje të kësaj komune.
Ai në emisionin “Tribunë Zgjedhore” u shpreh se PDK gjatë viteve sa ka qeverisur me këtë komunë ka investuar hic më pak se 110 milionë euro, me mbi 1600 projekte të ndryshme.
Feriti shtoi se nuk do të ndalen së investuari në këtë komunë, duke u shprehur i bindur se PDK do të vazhdojë të qeverisë me Komunën e Vushtrrisë.

Investimet në bujqësi, infrastrukturë, arsim, shëndetësi do të jenë top prioritetet e tij nëse zgjidhet në krye të kësaj komune.
Pika qëndrore sipas tij do të jetë arsimi profesional, duke ia mundësuar të rinjëve që të kenë mundësi të kryejnë praktikën profesionale në shumë lëmi, por premtoi edhe ndryshim të profileve të punës duke i zëvendësuar disa nga profile që nuk janë shumë të kërkuara, me disa të tjerë.

Idrizi u zotua se do të investojë edhe sektorin e infrastrukturës, duke i rregulluar shumë rrugë të reja, dhe premtoi se do të bëjë fasadimin e banesave të kësaj komune/ Gazeta Tribuna/

Më të lexuarat

Tribuna

Email