Georgina Rodriguez relaksohet para nisjes për në shtëpi
BIZZ

Georgina Rodriguez relaksohet para nisjes për në shtëpi

13 Shtator 2017 | 19:53

E dashura shtatzënë e Ronaldos, Georgina Rodriguez, është parë e veshur në rroba me ngjyrë të zezë, ndërsa drejtohet për në shtëpi nga Ibiza me të birin e Cristiano Rolandos.

Ajo ka konfirmuar se pret një fëmijë me yllin portugez, i cili do të jetë fëmija i katërt i Ronaldos.

Georgina është treguar serish e bukur pavarësisht shtatzënisë derisa lëshon Ibiza së bashku me djalin e futbollistit portugez Cristiano Junior (7), transmeton KosovaPress.

Zeshkania e bukur (22) ka treguar stomakun e saj të fryrë, e veshur në fustan të zi, derisa relaksohet me të birin e Ronaldos në aeroportin e Ibiza, para nisjes për në shtëpi.

Ndryshe, Georgina dhe Cristiano filluan lidhjen e tyre  vitin e kaluar.

Më të lexuarat

Tribuna

Email