Gecaj: Samraxhiç më në fund e pranoi të vërtetën
BIZZ

Gecaj: Samraxhiç më në fund e pranoi të vërtetën

12 Korrik 2017 | 14:02

Anëtari i LDK-së, Bajram Gecaj ka shkruar në rrjetin social facebook, lidhur me deklaratat e Ish ministri i Serbisë për Kosovën, Sllobodan Samraxhiç, i cili kishte thënë se procesi i dialogut në fund do të rezultoi i suksesshëm për Republikën e Kosovës.
Gecaj ka shkruar në rrjetin social facebook, se Samraxhiç më në fund e pranoi të vërtetën. Duke shtuar se qytetarët serbë të Republikës së Kosovës gëzojnë dhe do të vazhdojnë të gëzojnë të drejta të garantuara me kushtetutë dhe ligjet e Republikës së Kosovës të nivelit më të lartë në rajon, prandaj edhe nuk ka fare hapësirë dhe nevoje për brengosjen e tyre.

Postimi i tij i plotë:

Ish ministri i Serbisë për Kosovën, Sllobodan Samraxhiç, më në fund e paska pranuar publikisht të vërtetën se procesi i dialogut në fund do të rezultoi i suksesshëm për Republikën e Kosovës. Megjithatë, ai gabimisht konkludon se përfundimi i tij nuk do të ketë “zgjidhje të favorshme për serbët”. Dialogu duhet dhe, unë besoi fuqishëm se me një koordinim të mirë të faktorit të brendshëm dhe atij ndërkombëtar, do të ketë përfundim pozitiv për serbët e Kosovës, Republikën e Kosovës në tërësinë e saj, për vetë Serbinë, por edhe për paqen dhe sigurinë e rajonit të Ballkanit Perëndimorë në përgjithësi. Qytetarët serbë të Republikës së Kosovës gëzojnë dhe do të vazhdojnë të gëzojnë të drejta të garantuara me kushtetutë dhe ligjet e Republikës së Kosovës të nivelit më të lartë në rajon, prandaj edhe nuk ka fare hapësirë dhe nevoje për brengosjen e tyre.

Më të lexuarat

Tribuna

Email