Ermal Mamaqi “u tall” me Elvana Gjatën, por ja si reagon këngëtarja (FOTO)
BIZZ

Ermal Mamaqi “u tall” me Elvana Gjatën, por ja si reagon këngëtarja (FOTO)

11 Gushtë 2017 | 15:43

Ermal Mamaqi herë pas here e “thumbon” por ja si i përgjigjet Elvana…

Ndërkohë që Elvana me postimet e saj në Instagram na mban të informuar me ato që po bën në tregun ndërkombëtar, Ermal Mamaqi herë pas here e “thumbon” me ndonjë koment me nota humori. Pasi u mor me qenin e Angela Martinit, në foton përvëluese të modeles, ai u mor edhe me shamitë e letrës dhe filxhanin në studion ku Elvana Gjata mesa duket po punon për ndonjë këngë të re.

“Hidhi te koshi ato facoleta dhe çoje te lavamani filxhani se më plase. Sa lava. Ti prap ma bën rrëmujë”, ka shkruar ai.

Por nuk ka vonuar edhe përgjigja e Elvanës e cila i shkruan: “Shhhhh se po lutem! @ermalmamaqiofficial ”. Dyshja njihet për shoqërinë e mire mes tyre por në presim suksesin ndërkombëtar të Elvanës.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Më të lexuarat

Tribuna

Email