E përfolur për lidhjen me CR7, fëmijën me Balotellin dhe orgjitë e Berlusconit – Raffaella tash ka një lidhje të qëndrueshme me Alessandro Moggin
BIZZ

E përfolur për lidhjen me CR7, fëmijën me Balotellin dhe orgjitë e Berlusconit – Raffaella tash ka një lidhje të qëndrueshme me Alessandro Moggin

12 Shkurt 2018 | 19:27

Qëkur është lidhur me Alessandro Moggin, Raffaella Fico po bën një jetë tejet luksoze.

Këto ditë, bukuroshja italiane dhe djali i Luciano Moggit (ish-drejtorit sportiv të Juventusit) , kanë qëndruar në Maldive, nga ku kanë publikuar fotografi nga momentet e tyre atje.
Raffaella është një personazh televiziv, modele dhe këngëtare, e cila në vitin 2007 e ka fituar spektaklin e bukurisë, ‘Miss Grand Prix’.
30-vjeçarja u bë e popullarizuar një vit më pas, falë pjesëmarrjes në edicionin e tetë të ‘Il Grande Fratello’ (versionit italian të ‘Big Brother), kurse vëmendjen më të madhe mediatike e mori kur e nxori në shitje virgjërinë e saj për një milion euro.

Në vitin 2008 debutoi si aktore në filmin “Storia di un amore”, ndërsa në dy vitet në vazhdim drejtoi disa emisione televizive, si dhe ka luajtur në filma italianë. Një kohë të gjatë ajo ka qenë personazhi i pëlqyer i faqeve rozë, falë skandaleve dhe lidhjeve të saja me personazhe të njohura.

Në vitin 2009 u spekulua për një lidhje me Cristiano Ronaldon, për të cilin ka thënë se ka qenë pikërisht superylli portugez, mashkulli që ia ka marrë virgjërinë.

Raffaella ishte pjesë e skandalit seksual të Silvio Berlusconit (2011), “Bunga Bunga”, si njëra prej femrave që ishte takuar rregullisht me ish-kryeministrin italian në orgjitë seksuale.

Nga lidhja e paqëndrueshme me Mario Balotellin ka një vajzë, ndërsa një kohë të gjatë kanë shkuar nëpër gjykata, pasi futbollisti italian nuk pranonte se është babai i fëmijës. Mirëpo, në vitin 2014 pasi u dëshmua se ishte babai, ai e pranoi vajzën si të tijën. Gjatë shtatzënisë, ajo madje kishte defiluar në Javën e modës në Milano teksa ishte gjashtë muaj shtatzënë.

Në vitin 2014, Fico e publikoi këngën e saj të parë me titull “Rush” që u realizua nga Gianluca Tozzi (djali i këngëtarit italian Umberto Tozzi), ndërsa të njëjtin vit e publikoi edhe albumin e parë me të njëjtin titull që përmbante dhjetë këngë.

Nga viti 2016, Raffaella vendosi ta ndryshonte jetën duke u bërë pjesë e njërës prej familjeve më të fuqishme të futbollit në Itali. Që atëherë është në lidhje me Alessandro Moggin dhe lidhja e tyre është e qëndrueshme.

Kjo për faktin se djalit të Luciano Moggit nuk i pengojnë skandalet e bukuroshes nga e kaluara.

Më të lexuarat

Tribuna

Email