Uliks është një emër i veçantë që vjen nga mitologjia greke. Ky emër është varianti latin i Odiseut, mbret i Itakës, simboli i zgjuarsisë, trimërisë dhe guximit.

Këtë vit, nënë u bë edhe këngëtarja e njohur Altuna Sejdi-Tuna. Tuna dhe bashkëshorti i saj Patris Berisha tashmë prindër të një djali shumë të ëmbël të cilin e pagëzuan me emrin Tian.

Një emër i bukur që ka prejardhjen nga emri Tina e që në përkthim ka kuptimin si dinjitoz ose i shenjtë.

Edhe vajza e dytë e aktores së njohur Teuta Krasniqi ka një emër shumë të bukur e të veçantë.

Është ky emri Kaia që prejardhjen e ka nga emri Maja. Emri Kaia është përdorur në Greqinë e vjetër, ku ekzistonte një perëndeshë e quajtur Caia.