Çiljeta: Femrat e bukura janë shumë më xheloze !
BIZZ

Çiljeta: Femrat e bukura janë shumë më xheloze !

16 Tetor 2017 | 12:58

Lidhja e Çiljeta Xhilagës me portierin shqiptar, Alban Hoxha, vazhdon të jetë temë në media, ndërsa këngëtarja nuk u shpëton pyetjeve rreth tij gjatë intervistave apo pjesëmarrjeve në emisione të ndryshme.

Tashmë romanca e saj me portierin e skuadrës së Partizanit dhe Kombëtares shqiptare  nuk është vetëm spekulim, ashtu që pyetjet bëhen në një nivel tjetër.

Njëra prej temave gjatë pjesëmarrjes së Çilit në emisionin Top Show ka qenë edhe xhelozia e partnerëve.

 Duke e konsideruar një femër të bukur, këngëtares i është bërë një pyetje se a janë xheloze femrat e bukura.

Në përgjigjen e saj, ajo ka thënë se të gjitha femrat janë xheloze dhe se ky rregull vlen edhe për femrat e bukura.

“Të jesh një femër e bukur, nuk do të thotë që s’je njeri normal në jetën e përditshme apo të mos jesh xheloze”.

“Femrat e bukura janë më tepër xheloze se femrat normale”, ishte mes tjerash përgjigja e saj.

Kujtojmë që Çiljeta është nënë e një djali nga një lidhje e mëparshme.

Më të lexuarat

Tribuna

Email