Capital T kapet ‘mat’ me një femër në Prishtinë
BIZZ

Capital T kapet ‘mat’ me një femër në Prishtinë

08 Dhjetor 2017 | 16:34

Reperi kosovar Capital T ditën e sotme është parë shumë i afërt me një femër, e cila është e panjohur për publikun.

Ata kanë qëndruar afër njëri-tjetrit në një nga kafiteritë në Prishtinë. Ndërsa bashkë me ta kanë qenë edhe një “çift” tjetër, shkruan Indeksonline.

Capital T gjatë gjithë kohës ka mbajtur syzet dhe kapelën në kokë, ndërsa ata kanë shkëmbyer edhe Snapchat-in, gjithashtu kanë bërë selfie disa herë njëri me tjetrin.

Ka qenë reperi ai që është larguar i pari me shokun e tij nga lokali, ndërsa ai është përqafuar me vajzën enigmatike.

Nuk dihet se kush është kjo vajzë, megjithatë dyshimet e para lindin nëse ata kanë realizuar një njoftim mes tyre.

 

Më të lexuarat

Tribuna

Email