Big Brother edicioni i 9’të sapo filloi
BIZZ

Big Brother edicioni i 9’të sapo filloi

18 Mars 2017 | 22:23

Big Brother filloi rrugëtimin, një rrugëtim që do të na shoqërojë për javë të tëra dhe këtë herë me më shumë risi se kurrë.

Së pari, Big Brother ka vendosur që këtë vit të mos jetë një fitues, siç ka ndodhur gjithmonë, fituesi në edicionin e nëntë do të jetë çift.

Risia tjetër e këtij edicioni ka të bëjë edhe me opinionistët. Edhe ata do të jenë çift dhe çdo spektakël do të zbulojmë së bashku se cili është ai çift i njohur dhe i dashur nga të gjithë ne që ulet në studion tonë për të komentuar konkurrentët e këtij edicioni dhe për të zbuluar se çfarë është në të vërtetë një çift dhe çfarë është bashkëpunimi.

Për takimin e parë, opinionistë është çifti Labinot Gashi dhe e fejuara e tij, Qëndresa Bajrami.

Një tjetër risi është se Big Brother këtë vit do të jetë më shumë se kurrë interaktiv në rrjetet sociale dhe publiku nga shtëpia mund të shkruajë në rrjetet tona të gjitha pyetjet dhe komentet, të cilat do të mblidhen dhe do të diskutohen në Big Brother Fan Club nën prezantimin e Albana Osmanit dhe Olti Currit, të dielën në 13:00.

 Shikimi i “Big Brother” do të jetë tërësisht i ri këtë vit. Sepse siç e quan edhe autorja Alessia Grieco Vessicchio programet janë si martesat. Për t’i mbajtur gjallë, rinovimi është një domosdoshmëri.

Është një sfidë e madhe sepse është hera e parë. E di që ka njerëz që kanë pritshmëri”, shprehet  Alessia Grieco Vessicchio, autore e “Big Brother 9”.

Por fytyra e “Big Brother” do të jetë po ajo. Arbana Osmani, që i ka qëndruar besnike këtij spektakli që prej edicionit të parë.

“Big Brother”, një program që është kthyer në një traditë, në një domosdoshmëri për audiencën shqiptare. Unë jam shumë e lumtur edhe me fat të jem edhe një herë prezantuesja e këtij formati televiziv, i cili dhuron kaq shumë emocione për publikun, por edhe për mua megjithëse është edicioni i 9”, thotë Arbana Osmani, moderator e “Big Brother 9”.

Spektakli do të zbulohet hap pas hapi në formën e narracionit, duke filluar prej të shtunës në orën 21:00, në ekranin e Top Channel.

“Big Brother” do vëzhgojë.

Më të lexuarat

Tribuna

Email