Baby G ofendon rëndë reperin që deri dje e kishte shok të ngushtë (Foto)
BIZZ

Baby G ofendon rëndë reperin që deri dje e kishte shok të ngushtë (Foto)

11 Gushtë 2017 | 15:40

Pak ditë më parë, këngëtarja Gordana Kingji – Baby G bëri të ditur largimin nga labeli ku bënte pjesë pas më shumë se një viti në të.

FIllimisht, gjithçka u duk si një ndarje paqësore dhe me kompromis mes palëve por duket se nuk ka qenë komplet e tillë.

‘Lufta’ virtuale ka marrë një kthesë të rëndësishme para pak orësh me një postim të bërë në rrjete sociale. Në të, Baby G tallet me tekstin e këngës ‘Kuks’ të reperit Gramoz Aliu të cilin madje e quan ‘p*ssy boy’.

Një miqësi e pandarë e betuar si familje duket se ka përfunduar në mënyrën më të keqe të mundshme. Arsyet mund t’i thotë vetëm Baby G /Prive/

 

 

 

 

Më të lexuarat

Tribuna

Email