Aty ku ”arti dhe politika” bëhen bashkë! (VIDEO)
BIZZ

Aty ku ”arti dhe politika” bëhen bashkë! (VIDEO)

10 Korrik 2017 | 18:19

Emisioni LEMzA me autore Kiki Rrahmani i cili vjen në ekranet e shtëpive tuaja çdo të premte përmes programit të Tribuna Channel, çdo javë vjen me befasi nga më të ndryshmet si për publikun ashtu edhe për të ftuarit në studio.

Pa dyshim që emocionet janë pjesë e pandashme e emisionit, mirëpo krahas emocioneve gjatë bisedës mysafirët ballafaqohen edhe me ‘sfida’ të ndryshme, lojëra përmes të cilave shpalosin kujtime nga fëmijëria apo përditshmëria e tyre duke na bërë të njohim edhe medaljen e art të tyre.

Një president i cili mposhtet nga moderatorja në lojën e pingpongut, deputetja e njohur e cila tregohet shumë e zonja në shërbimin e çajit, një avokate e cila ia thotë shumë mirë këngës me def, një deputet mes artit dhe politikës, gazetari i njohur i cili nuk arrin të rezistoj ndaj ushqimit të tij të preferuar, cili është politikani i cili sjell një bashkëpunim me rapsodët më në zë…?

Personazhet e juaja të preferuara ashtu siç nuk i keni parë asnjëherë, për më shumë ndiqeni promon e mëposhtme./GazetaTribuna/

 

 

Më të lexuarat

Tribuna

Email