Artisti me famë botërore koncert në Prishtinë – mos e humbisni këtë mundësi! (Video)
BIZZ

Artisti me famë botërore koncert në Prishtinë – mos e humbisni këtë mundësi! (Video)

15 Korrik 2017 | 20:12

Këngëtari australian Faydee do të zbret në Prishtinë për të realizuar një koncert madhështor të mërkurën mbrëma, me 19 korrik 2017.

Faydee është emër mjaft i njohur edhe në Kosovë, madje numëron një numër të madh të fansave tek ne. Ai është ylli i këngëve “Can’t let go”, “Habibi, i need your love”, “Maria”, “Love in Dubai”, që kanë qenë hite edhe tek publiku kosovar.

Ardhjen në Kosovë e ka paralajmëruar edhe vetë këngëtari në rrjetet e tij sociale. Ndërkaq, Fatos Geci, menaxheri dhe njëkohësisht miku i ngushtë i këngëtarit, ka bërë të ditur se koncerti do të mbahet në ambient të hapur në Pishinën e Gërmisë. Fatosi ka treguar se interesimi për bileta të koncertit është shumë i madh.

Biletat me çmime jashtëzakonisht të volitshme mund t’i gjeni në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë, çdo ditë nga ora 09:00 – 23:30. Për informata shtesë kontaktoni në: 049 200 399.

 

Më të lexuarat

Tribuna

Email