​Pushimet luksoze të Conor McGregor
BIZZ

​Pushimet luksoze të Conor McGregor

12 Shtator 2017 | 9:13

Conor McGregor duket se e ka harruar humbjen ndaj Floyd Mayweather në Las Vegas dy javë më parë.

Irlandezi po kalon disa ditë pushimi në Ibiza së bashku me familjen dhe miqtë e tij, duke harruar stërvitjen. Luftëtari i arteve marciale mikse mori me qira një jaht luksoz për dasmën e një miku dhe gjithashtu për të shijuar diellin në ishullin spanjoll.

Më shumë se 100 milionë dollarët që McGregor fitoi në ndeshjen e boksit ndaj Mayweather kanë bërë që irlandezi të mos e ketë me nxitim kthimin në oktagon. Trajneri i tij, John Kavanagh ka thënë disa ditë më parë se është shumë e vështirë që McGregor të ndeshet para vitit 2018.

Më të lexuarat

Tribuna

Email