​Chris Brown flet hapur për natën e incidentit me Rihannën
BIZZ

​Chris Brown flet hapur për natën e incidentit me Rihannën

18 Gushtë 2017 | 13:30

Këngëtari amerikan Chris Brown, ka folur hapur për natën kur u arrestua pasi ushtroi dhunë ndaj ish të dashurës së tij Rihanna, në vitin 2009.
Në një video të shkëputur nga dokumentari i tij më i ri “Chris Brown: Mirë se vini në jetën time”, ylli amerikan ka folur haptazi se çka ka ndodhur atë natë e cila bëri bujë ne media pasi fotot e Rihannës kishin vërshuar internetin.
Brown ka bërë të ditur se lidhja e tyre kishte kohë që kishte probleme dhe se ai e kishte tradhtuar këngëtaren me një mike të tij. “U ndjeva si një përbindësh”, thotë Chris në videon e lansuar, dhe thotë se kurrë në jetë nuk kishte menduar që do të qëllonte një femër. Çifti është ndarë, mirëpo ata janë ende miq dhe shumë shpesh shihen në ahengje së bashku.

Më të lexuarat

Tribuna

Email