Zotri Veseli: Kërkojmë reformim të partisë

12 Qershor 2017 | 21:12

Shkruan: Xhevdet Smakiqi

I nderuar Kryetar Veseli,

Sovrani dje 11 Qershor 2017 vendosi me mendjen dhe sytë e tij, ashtu si na pa të gjithëve si PDK, por edhe te tjerët.

Ju personalisht në luftën e UCK-së sovranit i’a keni kryer borxhin.

Në politikë prej kur udhëheqeni PDK-në keni sjellur një kulturë te lartë e pjekuri politike e demokratike e pa parë deri me tash.

Me shumë profesionalizem keni hartuar platformen #FillmiRi, ku pas Turit te Dëgjimit keni caktuar prioritet qe përmbushin kërkesat dhe nevojat e sovranit.

Sovrani na nxori si te parët ne PDK-së në numrin total te votes elektorale URIME FITORJA !

I nderuar Kryetar sovrani në bastione dhe çdo qytet na ka dhënë leksionin për REFORMË emergjente të PDK-së.

Sovrani kërkon qe në strukturën udhëheqse prej Seksionit,Nëndeges Deges , Këshillit Drejtues e deri te

Kryesia e PDK-së te përfaqsojnë sovranin njerëzit me autoritet moral, intelektual dhe kombëtar.

Të gjitha këto kategori i kishte PDK deri në zgjedhjet e 11.06. 2017, por edhe pse te ri në moshë ata ne sytë dhe mendjen e sovranit u vjetëruan për shkak te 8 viteve me pushtet, u lodhën u zbehen në energji e aktitivet, disa u shkeputën disa gabuan disa u ekzaltuan duke injoruar votuesin tonë.

Votuesin tonë te PDK-së gjithashtu sytë e sovranit i vrjanë si krypa, disa kuazi intelektual e kuazi ekspertë me pamje urbane e me sjellje servile ndaj jush , i kometon votuesi/ sovranin e nerversin besoi dhe kjo kategori duhet të largohet nga përfaqësimi i strukturave te PDK-së.

I nderuar Kryetar,

Aq e kristaltë është vota e sovranit sa s’ka më, ai Sovrani dje me 11 Qershor 2017 ka thënë faleminderit shumë deri ketu kategorisë se parë dhe JO kategorisë se dytë te kinse urbanëve dhe servilëve qe e neverisin sovranin.

PDK e kam thënë edhe në forumet drejtuese se është aset kombëtar i Kosovës dhe Lokomativ qe e tërheq Kosovën drejt integrimit Euro Atlantik dhe BE.

Lokomativa jonë PDK duhet të forcohet me pjese te reja brenda saj qe të mbaj fuqinë dhe shpejtësinë për FilliminRi .

Kryetar jam i bindur në vendimet tuaja te shpejta për Reformë të PDK-së.
VOTA E SOVRANIT PUSHTETI I NDERSHMERISË !

Autori është anëtar i këshillit të përgjithshëm i PDK-së

Tribuna

Email