Zgjedhjet e reja pa blloqe koalicionesh janë zgjidhje për gjendjen aktuale!

06 Gushtë 2017 | 12:44

Shkruan: Faton Fetahu

Kriza politike vetëm ka filluar! Është dita e dytë ku deputët e koalicionit PAN, luajnë me votën e qytetarit të Kosovës, në mungesë të votave për t’a zgjedhur kryetarin e Kuvendit dhe Qeverinë e ardhshme. Që nga dalja e rezultateve të zgjedhjeve të 11 qershorit koalicioni PAN ka qenë në dijeni se nuk do të ketë vota të mjaftueshme për t’i formuar institucionet e Kosovës, për të gjitha ato që kanë deklaruar “se i kemi numrat” thjeshtë kanë qenë deklarata boshe dhe të pabazuara në realitetin. Edhe nëse ky koalicion arrin t’a formojë qeverinë, shtrohet pytja se sa do të jetë e qëndrueshme kjo qeveri që mezi ka arritur t’i sigurojë votat e leje ma të merr vendime të rëndësishme, ku numri 61 nuk është i mjaftueshëm.
Gjendja aktuale ngjan me atë të “merkatos në futboll”. Deputetët kanë filluar të shantazhohen dhe të tentohen të blihen për të siguruar votat e mjaftueshme për të formuar qeverinë më të dobët ndonjëherë në historinë e Kosovës. E i kujt është fati të shitet po mbetet të shohim, pozita dhe epshi për pushtet mund të ua ndrrojnë mendimin edhe pse në deklarata janë shumë patriot dhe këmbëngulës. Për të dalë nga e gjithë kjo duhet të organizohen zgjedhjet e reja edhe pse po dëmtojnë buxhetin, ato janë zgjidhje për gjendjen aktuale. Në këto zgjedhje partitë politike të hynë duke konkuruar të vetme dhe jo me blloqe koalicionesh sepse në një farë mënyre edhe këto blloqe kanë sjellur vendin në këtë gjendje politike.
Disa parti dhe lider politik janë “djegur” me krijimin e koalicioneve parazgjedhore. Si lider partiak më i djegur nga këto koalicione ka mbetur lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj. Arrestimi i tij i fundit në Francë ngriti simpati të jashtëzakonshme tek qytetarët e Kosovës. Por lidhja e koalicionit me PDK-në largoi në numër të madh simpatizantët nga Haradinaj, dhe poashtu tani po kalon ditë të vështira, sepse asesi nuk po mundet të sigurojë votat për të qenë shef i ekzekutivit për katër vitet e ardhshme, fati i tij po mbetet her tek Teuta e her tek Labi.
Zërat nga Vetëvendosje thuhet “ se pasi që PAN ka dështuar për t’i formuar insititucionet, ëshë radha që LDK me Vetëvendosjen për t’a udhëhequr vendin”, nuk shohim ndonjë koalicion të qëndrueshëm ndërmjet LDK – së dhe VV-së duke marrë parasysh se kemi pasur zëra nga LDK që kanë deklaruar se nuk kemi ideologji të njëjtë për të qeverisur vendin, duke thënë kështu që LDK më mirë është të qëndrojë në opozitë”.
Edhe ideja e Behxhet e Pacollit për të bërë një qeveri të gjerë nuk do të kishte ndonjë efekt sepse gjithçka do të sillej rreth postit të kryeministrit, se kujt do të i takojë.
Kështu që pas zgjedhjeve dhe rezultate zgjedhore partitë politike do t’a kenë më të lehtë të lidhin koalicionet dhe t’i formojnë institucionet e vendit.

Tribuna

Email