Zgjedhjet e 11 qershorit i dhanë fund tri epokave

03 Korrik 2017 | 15:55

Shkruan: Shemsi Jashari

Zgjedhjet e 11 qershorit e treguan edhe njëherë vlerën e votës dhe fuqinë e vertetë të qytetarit i cili jo rrallë duke e nënqmuar veten e tij, ka lejuar që në shtetin e vet të trajtohet si i huaj, të përbuzet dhe të jetoj si njëri i dorës së dytë.

I kishim votuar vet, i kishim fuqizuar aq shumë sa duke i respektuar tepër, me shumë se sa e meritonin filluan të mendojnë se, mund të sillen me qytetarin si të ishin lodrat e tyre. I nënqmuan i zhvaten i grabiten dhe ç’është me e keqja i dhunuan psiqikisht duke iu përbuzuar dhe degraduar edhe vlerat me sublime që ky popull i kishte krijuar me mund, sakrific dhe me gjak.
Historinë e rezistencës paqësore, ku kishin kontribuar të gjithë qytetarët shqipëtarë, duke filluar nga intelektual, student, punëtor, nxënës, bujq, minatorë, nëna e gjyshe tona, filluan ta përbuzin duke u sjellur me injorancë dhe duke mos e njohur si vlerë, por duke tentuar ta paraqesin se historia filloi vetëm me ta dhe do të përfundojë vetëm me ta.

Harruan se sjelljet e tilla ofenduan dhe fyen rëndë baballarët tone, pa dallim orientimi politik. Sepse atëherë ishin vetëm dy drejtime, me Serbinë pushtuese dhe me Shqipëtarë që kërkonin liri. Shqipëtarët me kohë ishin deklaruar për liri dhe nuk kishte shumë rëndësi a ishin politikisht të majtë a te djathtë me rëndësi ishte të rezistonin kundër pushtetit të Sërbisë.

Historin e rezistencës së armatosur ku kishin kontribuar përsëri të gjith, në forma të ndryshme por më së shumti gjenerata e re duke rrokur armët për liri, baballarët e nënat tona duke dhënë djemt për ushtarë e dëshmorë, nënat e motrat tona duke dhënë bukën e kujdesin për ushtarë e duke rrokur edhe armët.

Familjet tona në tërsi duke ofruar konakun e tyre për strehim e mbështetje ilegales së UÇK-së, një popull i terë kontributdhënës për këtë liri, e disa politikan filluan ta privatizojnë suksesin dhe meritat për liri. Filluan të flasin në vetën e parë UNË, UNË, UNË sa harruan se, ishin duke folur me ata(popullin) që kishin qenë bashkë, me ata që iu kishin dhënë bukën e iu kishin lidhur plagët. Filluan të sillen me popullin sikur të ishin robërit e tyre, skllavët e tyre dhe jo ata që i kishin sjellur në pozita e poste qeveritare me votën e tyre.

Filluan dhe bastarduan listat e veteranëve dhe invalidëve duke futur aty gjithçka sa të vije turp nga vetja vetëm e vetëm për intersa përsonale. Keqëpërdorën në maksimum emrin dhe kontributin e dëshmorëve për biznes dhe interesa përsonale, përderisa populli ua lëshonte rrugën nga respekti duke menduar se, kan kufi dhe do të din të ndalen, e këta prap su ndalën!!

Filluan të mburren me disa rrugë të asfaltuara, reforma fiskale e disa investime, por kishin harruar se pikërisht ishte qytetari ai që me votën e tyre i kishte punësuar të kryenin këto punë, me parat (taksat) e veta. Nga taksat që paguanin qytetarët bëhet buxheti dhe bëjn jetë përrallore këta bosa të politikës.

Fëmijët e qytetarëve të zakonshëm që me votë i sollën këta pushtetarë në pozita, vetëm në ëndërr dhe ne “Facebook” të fëmijëve të politikanëve mund ta shohin jetën luksoze, të Evropës dhe Amerikës, shteteve Arabe, e sidomos Dubait, ku paraja ka bërë mrekullinë. Pasi me fajin e politikanëve qytetari i zakonshëm është ngujuar brenda kufirit në mungesë të liberalizmit, smund të marrin viza as për shërim se jo për qejf e shtetitje. Dhe këta prap arrogant e të pa ngopur.

Ishte 11 qershori i këtij viti kur qytetari i Kosovës iu dha fund tri epokave që politikanët e pasluftes i kishin përdorur e keqëperdorur në maksimum.

Epoka e lëvizjes paqësore të udhëhequr nga Ibrahim Rugova, që përdorej e keqpërdorej nga LDK dhe fitonin pushtetin me foto të Dr.Rugovës dhe punonin krejt në kundërshtim me vizionin e tijë.
Epoka e luftës çlirimtare të UÇK-së, që përdorej e keqpërdorej nga PDK e AAK dhe fitonin pushtetin me foto të dëshmorëve dhe punonin në kundërshtim me amanetin e tyre.

Epoka e frikës nga pushtetarët, që vet i kishim zgjedhur dhe frigoheshim nga ta dhe arroganca e tyre.

Qytetari u tha MJAFT është MJAFT.

Vota me 11 qërshor, është votë ndëshkuese për pushtetin shumë më shumë se aprovim për altërnativen e Vetëvendosjës.

Një fjalë e urtë popullore thotë, kur nuk ka shi bënë edhe breshër.

Shemsi Jashari
Demokracia Fillon Këtu

Tribuna

Email