Seremb Gjergji: Zgjedhjet e Reja dhe Gjykata Speciale

21 Prill 2017 | 20:21

“Do të mbani pergjegjësi njësoi, si me zgjedhje, si pa to”, u tha ndihmës sekretari amerikan i shtetit Hoyt Yee, gjatë qendrimit në Prishtinë.

Çka ështe përgjegjësia?

Me pak fjalë: E bëni edhe më të lehtë për Gjykaten Speciale t’iu marr pa asnjë imunitet. E humbni përkrahjen edhe të pak institucioneve që aktualisht iu dalin zot.

Specialja pas 27 prillit fillon me listen e madhe, madhe, madhe prej 178 vetave – e ku ndalet askush se di. Deri me 27, aprovohen të gjitha Regulloret për Shqyrtimin e Procedurave dhe Provave, ku hapet dera edhe për raportin e Dick Martit; dokument ky që ështe vulosur edhe nga Këshilli i Evropës në vitin 2011.

Çka do të thot zgjedhje të reja në këtë kohë për Kosoven?! Sipas të gjitha gjasave, të gjithë njerëzit e dyshuar për krime lufte, të mos kenë asnjë institucione për t’i mbrojtur. Kjo është e dhimbshme, por e vertetë. Poashtu, do t’i hapë disa dritarë dhe dyer ku krijohen mundësi të jashtëzakonshme për të parandaluar aktivitetin politik të disa politikanëve të mëdhenjë. Por, mbi të gjitha, qytetari nuk do të dij apo mund të dal në mbrojtje të 178 vetave përnjëherë.

Politika aktuale, me duart e veta, po e futë Kosovën në krizë dhe një rrugë të rrezikshme që dalja prej saj do të jetë teper e veshtirë dhe tepër e dhimbshme. Andaj, nëse politika aktuale ka bërë llogarinë si duhet, atëherë le të procedoi me zgjedhje të parakohshme.

Një gjë e di – Arusha me shoshë nuk tutet!

Kosova ka një Qeveri dhe një Kuvend të shumices, që nenkupton stabilitet politik në Ballkan. Nuk e gjejë asnjë arsye, pse Koalicioni të shkatërrohet tash kur Populli ka nevojën më të madhe për përkrahje në zhvillimin ekonomik dhe përspejtiva për vendin. Por edhe politikanët kanë nevojën me të madhe për mbrojtje.

Një gjë dihet; dhoma e veçantë e Gjykatës Kushtetuese deri me 27 prill jep përgjigjen finale dhe Specialja nga Holanda, do të filloi shkepjen e rrjetës për të gjithë “Peshqit”.

Tribuna

Email