Serbia, sërish kërcnon! Kosova, mrizon!

09 Nëndor 2017 | 18:56

Shkruan: Fadil Maloku

1. Retorika e fundit serbe, rreth gatishmërisë për “t’u risakrifikuar, në altarin e “djepit, dhe Jerusalemit” serb (kështu e ka identifikuar ish politika millosheviqiane, Kosovën!), pra,”djepit” me gjithsejtë 3/4% serb (!) është edhe një blof i radhës, jo për të dëshmuar gatishmërinë e vetë të njëmendët luftarake, por, për ta;
a. përforcuar pozicionin e saj politik dhe diplomatik, karshi presionit të Brukselit dhe Uashingtonit, për ta;
b. futur (e më pastaj edhe për ta fituar) në agjendë protokollare, idenë e ndarjes së veriut me mjete paqësore, si edhe për ta;
c. ritestuar e ridëshmuar prezencën e hegjemonisë ruse në Ballkan, që tashmë është në ekspansion e sipër edhe në nivel kontinental e global.

2. Fatkeqësisht, nga Qeveria Kosovare nuk po shoh akoma ndonjë shqetësim të theksuar, koncentrik dhe të duhur rreth kësaj problematike. Ajo, duket që akoma gjendet në “festimin” e vetëkënaqësisë, dhe përshtypjes së trashëguar nga paslufta, se për këto tema “madhore” duhet të priten instruksione, rekomandime, e këshillime nga partnerët tanë strategjikë (eufemizëm për Uashingtonin)! Poashtu, nga Qeveria jonë, akoma nuk kemi parë, as ndonjë Platformë apo Kornizë bazë se si t’i qaset kësaj çështjeje, e teme me interes jo vetëm shtetërore, por edhe kombëtar.

3. Duket që gjithë kjo indiferencë e jona qeveritare, ka të bëjë edhe me handikapin e saj fillestar të krijimit. Sepse, brenda gjykimeve dhe vendimeve afatgjata strategjike për Kosovën, ajo ka në kuadrin e saj (“kalin e Trojës”!) obstruksionin e, serbëve lokal. Të cilët si hisedar dhe pengues aktiv, e pamundësojnë padyshim një politikë çikëz më aktive, e pse jo edhe më agresive e ofensive, karshi toneve të ashpra nga Beogradi. Gjithë kësaj, kur t’i shtohet edhe lëngata e numrave vendimmarrës, atëherë, frikohem që me; obstruksionin, lëngatën e numrave, indolencën, frikën, inferioritetin dhe mosguximin për të dal vete me ide dhe Projekte konkrete, ndaj Serbisë, do kemi edhe më tej shumë telashe…

Tribuna

Email