Pushtetarët kritikojnë Brukselin zyrtarë, i dërgojnë selamin se po ngadalëson negociatat (VIDEO)

05 Prill 2018 | 20:14

Brukselin po e kritikon ashpër.

Po thotë se duhet të tregojë nëse është e fuqishëm ta mbyll procesin e dialogut të Kosovës me Serbinë, Gazeta Tribuna.

Po ia bënë me dije vendit që udhëheqë negociatat mes Kosovës dhe Serbisë, se nëse nuk ka kapacitet duhet të kërkojë ndihmë dhe jo proceset e tilla të zvarriten me dekada.

 

“Për bindjen time nuk kemi pse me na ardhur marre, as me u mërzit me ua thënë shumë hapur, nëse s’keni kapacitet lypni ndihmë.  Nëse Brukseli zyrtar s’ka kapacitet me mbyll këtë temë,  le të lyp ndihmë. Ose prapë s’do me lyp ndihmë, le të na tregojë ne çka të bëjmë ne dhe ne shkojmë në drejtimin tonë, siç kemi dit me shkuar në të kaluarën, i kemi grah punëve tona.

Haradinaj nuk kurseu kritikat edhe për marrëveshjen për energjinë, për të cilën tha se aty shihet dobësia e Brukselit zyrtar.

 

“Për shembull, marrëveshja e energjisë, këtu shihet dobësia e Brukselit zyrtarë.  Brukseli zyrtar lejon që me  ndodh plotë veprime jo ligjore në energji në veri rreth Kosovës, në investime në transmision dhe se ka një fuqi me i thanë Beogradit se s’ke të drejtë me bë një veprim të tillë.

E presidenti i Kosovës Hashim Thaçi,  tha se ka ardhur koha për marrëveshjen e madhe politike dhe historike mes Kosovës dhe Serbisë.

“Përmbyllja e dialogut politik me Serbinë , me marrëveshjen ligjërisht obligative, është  interes nacional i Kosovës, i cili nuk njeh vija ndarëse qeveritare dhe opozitare. Në këtë proces ne duhet të jemi të bashkuar, për të mbyllur këtë kapitull të rëndë dhe tragjik historik.

Ambasadori i SHBA-ve, Greg Delawie, tha se 2018, duhet të jetë viti kur duhet bërë progres në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

“Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë, ka sjellë përfitime të njëmendta për Kosovën. Mendoj se nuk ka alternativë përveç diskutimeve negociatave dhe kompromisit. SHBA  i mbështesin aspiratat e Kosovës dhe  Serbisë për tu bashkuar Evropës. Mendoj që 2018 është viti kur duhet të bëjmë përparim në dialog”

E lideri i VV-së Albin Kurti se prioritet i Kosovës është bashkimi i Mitrovicës, që nuk duhet ndërruar me ulësen në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

“Prioritet për Republikën e Kosovës duhet të jetë bashkimi i  Mitrovicës, më falni por jo ulësja në OKB. Mos më keqkuptoni nuk jam kundër  ulëses në OKB, por bashkimin e Mitrovicës nuk mund ta zëvendësojmë me ulëse në OKB”

Që nga fillimi i procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë me 8 mars 2011, trajta e tij ka ndryshuar nga ai që fillimisht quhej dialog teknik, në të ashtuquajturin dialog politik./GazetaTribuna

 

Tribuna

Email