Patriotizmi dhe tradhëtia

30 Mars 2018 | 21:30

Shkruan Jakup Murseli

Në realitetin tonë Kosovar aq shumë është i pranishem termi patriotizëm dhe tradhëti sa që është bërë ta themi si një hit i cili nuk do komente që për qytetarët e zakonshëm është bërë monotoni.

Duke u munduar që figurat politike për përfitimet e tyre dhe për ardhjen në pushtet ti njollosin kundërshtaret e tyre se ne jemi patriot, kurse ju jeni tradhëtar, i harrojn vlerat e mirëfillta të shoqërisë dhe nuk i përmbahen parimit se në kuptimin e fjalës patriotizëm, apo të jesh patriot ka një kuptim shumë të gjerë, në rend të parë kërkohet punë jo fjalë boshe të bësh diçka për vendin dhe qytetaret e vendit; përmes ndonjë plani konkret si në fushën ekonomike, dmth. ngritjen e bazës ekonomike të qytetarit, punësimin e të rinjëve, mirëqenjen sociale, një arsim cilsor, shëndetësi me të mirë etj.

Po edhe thënja tradhëti aq shumë e ka kalpluar klasën tonë politike sa që nuk ka ditë që kjo klasë nuk ballafaqohet me këtë shprehje.

Tradhëti do të thot një akt i pa moralshëm, që në këtë rast kemi të bëjmë me udhëheqesit e popullit që votën e marrin nga qytetari për ti mbrojtur interesat e tyre a në anën tjetër të zgjedhurit e bëjnë të kundërten si; rrenimi i bazës ekonomike, shitja e resurseve natyrore pa kurfar kriteri, mohimin e punësimit të qytetarëve të vetë e shumë gjëra që ndikojn në jetën e përditshme të qytetarit.

Po e përmbyll me një thënje të ish President amerikan John Kennedy ,, Miq të mi amerikan, mos na pyetni se çka mund të bëjë vendi i juaj për ju, pyesni ju çfar mund të bëni për vendin tuaj”.

Me çka lë hapsirë të kuptohet se të gjithë kemi përgjegjësi ta bëjmë të pamunshmen të mundeshme por sigurisht që barrën me të madhe e kan krerët institutucional që besimin e kan marr nga vota e drejtpërdrejt e qytetarit.

Tribuna

Email