Nxitja e zhvillimit të bujqësisë në Kosovë, mundësi krijimi të vendeve të reja të punës

28 Qershor 2017 | 14:51

Shkruan : Mr. Fahredin Verbovci

Procesi i integrimeve të shteteve të Ballkanitperëndimor, në këtë kontekst edhe i Kosovës ka qenë proces mjaft i ngadalshëm kjo si rezultat i procesit të adaptimit në integrim në Bashkimin Evropian.

Faktorët të cilët kanë kontribuar në ngadalësimin e procesit të integrimeve janë problemet e pazgjidhura politike si dhe sfidat në sektorin e ekonomisë.

Sektori i bujqësisë në Kosovë ka një rëndësi të veçantë në zhvillimin e ekonomik dhe njëkohësisht vlerësohet si një nga sektorët me potencialin më të madh ekonomik sidomos të veçantë sektorin e bujqësisë e bënë fakti se prodhohen produkte dhe nga ana tjetër edhe punësohet numër i konsiderueshëm. Situata në të cilën gjendej Kosova sa i përket fushës së pa-punësimit, bujqësia ka kapacitete të mëdha në absorbimit të fuqisë punëtore dhe në këtë drejtim do të ulet edhe shkalla e pa-punësisë në vend. Deri sa rritja e prodhimeve bujqësore do të ndikon në rritjen e eksportit të produkteve bujqësore ( zëvendësimi i importit), ngadalësimin gjegjësisht zvogëlimin procesit të rrjedhjes së kapitalit financiar jashtë vendit tonë.

Rëndësia e zhvillimit të sektorit të bujqësisë dhe krijimi i vendeve te reja të punës- garancë e stabilitetit social

Kosova realisht ka kushtejashtëzakonisht të favorshme për zhvillim të sektorit të bujqësisë dhe atë falë përparësive të cilat janë:

Ka klimë favorizuese për zhvillim të bujqësisë;
Ka kapacitete për prodhim të produkteve të ndryshme;
Posedon sistempotencial të ujitjes se tokës;
Posedon tokë pjellore;
Ka pozitë strategjike gjeografike;
Kostoja e lirë e fuqisë punëtore;
Qasje e lehtë dhe e mirë në tregun ndërkombëtarë;
Toka është jo e shtrenjtë;

Dhe marrë në konsideratë përparësitë e lartcekura, sektori i bujqësisë mundë të shndërrohet në një sektor mjaft i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik i Kosovës.

Mirëpo situata aktuale në sektorin e bujqësisë në Kosovë është pak sa e rënd krejt kjo si pasoj e politikave të gabuara nga institucionet përkatëse sidomos vërehet mungesa e programeve të qarta , mungesa e mbështetjes buxhetorepër sektorin e bujqësisë.

Deri me tani, mbështetja financiare për sektorin e bujqësisë në tëvërtet ka qenë i pamjaftueshëm kur dihet fakti se zhvillimi i sektorit tëbujqësisë ndikon drejtpërdrejt edhe në rritjen ekonomike të Kosovës. Mënyra e ndarjes së fondeve për zhvillim të këtij sektori nuk ka kontribuar që Kosova të jetë konkurrentë në tregun rajonal dhe më gjerë sidomos kur të merret nëkonsideratë tash mundësit që marrëveshja për stabilizim asociim është e nënshkruar në mes të Kosovës dhe shteteve të Bashkimit Evropian. Nëse krahasohet ndarjet buxhetore që Kosova ka bërë me shtetet fqinje dhe më gjerë, shihet se sektori i bujqësisë nuk mundet të jetë konsistent dhe konkurrues me këto shtet të rajonit dhe në këtë drejtim do të vazhdon trendi i importit të kulturave bujqësore qoftë nga shtetet fqinje dhe më larg.

Shtetet fqinje, sektorin e bujqësisë e kanë subvencionuar mëtepër dhe janë bërështete konkurruese ndaj Kosovës dhe në disa raste ato edhe i kanësubvencionuar edhe eksportet e kulturave bujqësore vetëm e vetëm të jenë konkurrentë tëprodukteve tona bujqësore duke krijuar një disbalanc tëçmimeve të edhe atyre produkteve që Kosova i ka pas mundësit ti prodhoj.

Edhe përkundër një zhvillimi pozitiv të sektorit të bujqësisë që në vitet e fundit vërehet dhe bazuar në indikatorët e matshëm të këtij progresi, gjithmonë duke i pas në konsideratë përparësitë e sektorit të bujqësisë në Kosovë (klima favorizuese, qasja e mirë në tregun ndërkombëtarë), bilanci tregtar i Kosovës vazhdon të mbetët nëtrendët negative dhe fatkeqësisht nëvitet e fundit është përkeqësuar edhe pse ka një rritje të lehtë të eksportit.

Pse kjo gjendje është paraqitur?

Jemi dëshmitar se investimet direkt të jashtme janë kufizuar nësektorët tjera dhe fatkeqësisht edhe në sektorin e bujqësisë. Dhe, për Qeverinë e Kosovësgjegjësisht për Ministrin e Bujqësisë rritja e eksportit të kulturës bujqësore dhe zvogëlimi i bilancit negativ (eksport/import) do të jetë edhe për një kohë të gjatësfidë.

Kosova, gjatëdisa viteve të fundit konkretisht nga viti 2012 e tutje edhe pse ka një rritje të lehtë të eksportit të kulturave bujqësore, trendi i bilancit të pagesave mbetët ende larg negativ.

Vetëm gjatë vitit 2014, në bazë të të dhënave, Kosova ka eksportuar 39 mil € deri sa për tënjëjtënperiudhë kohore ka importuar 616 mil. € produkte bujqësore[1].

Edhe përkundër faktit se Kosova ka kapacitete të pashfrytëzuara me qëllim që të nxitët prodhimi i kulturave bujqësore vendore në mënyrë që kulturat tona të jenëdominante në tregun vendor që, të paktën tëzvogëlohet trendi negativ i bilancit tregtarë, i duhet edhe me tepërmbështetja pa rezervë e Qeveris se Kosovës qoftë ne formëtë subvencioneve ose grandeve.

Siç jemi ne dijeni, Kosova dhe BE kanë nënshkruar marrëveshjen për stabilizim Asociim dhe e njëjta qe nga data 01.04.2016 është edhe ne fuqi. Nga kjo marrëveshje, kulturat bujqësoretë prodhuara ne Kosove do tëkenë mundësi qe të eksportohen ne tregun Evropian.

Kosova ka mundësi qe të prodhon produktebujqësore e të cilat e kanë mundësi qe të eksportohen ne tregun Evropian edhe pse ato produkte gjenden ne treg mirëpo me marrëveshjenpër stabilizim asociim prodhuesit bujqësor tëKosovës do tëpërfitojnë lehtësira doganore si dhe masa tjera preferenciale.

Referuar informatave tëMinistrisë se Bujqësisë[2]), janë mbi 2,500 kultura bujqësoretë cilavedo të ju hiqen tarifat doganore nga Bashkimi i Evropian dhe ne këtëmënyrë

do tëketë mundësi qe ne njërën ane të rritën Investimet e jashtme direkt dhe ne anën tjetër do të jetë mundësi e mire qe ne këto produktebujqësoretë investohet me tepër

dhe të rritët eksporti i tyre drejt tregut Evropian si dhe mundësi e mire qe edhe punësimi dhe konkurrenca të rritën ne Kosove.

Parashtrohet pyetja se produktet qe prodhohen ne Kosove sa do të jene ne gjendje qe të përmbushin standardet Evropiane?

Natyrisht se për disa produktebujqësore qe prodhohen ne Kosove janë potencialisht konkurruese ne tregun Evropian si p.sh verërat, dredhëzat, patatet, disa produktetë përpunuara nga pemët dhe perimet si dhe të tjera. Ndërsa për disa produktebujqësore, Kosova ende duhet qe të përpiqet qe të angazhohet ne cilësi dhe siguri tëproduktevetë prodhuara dhe me pastë eksportuara ne tregun Evropian.

Pas hyrjes se marrëveshjes se stabilizim asociimit dhe hyrjes se ne fuqi të saj, mundësit e ekonomisë Kosovare e ne veçanti sektori i Bujqësisë do tëjetë përfituese me e madhe dhe ne ketëkontekst edhe Ekonomia Kosovare do të përfitoj jashtëzakonisht shumë, me fjalë tjera, mundësit e integrimit ne Bashkim Evropian përmes sektorit tëekonomisë do të jene me të mëdha.

Ajo qe do të veçohet me se shumti ne ketë drejtim është fakti se prodhuesit Kosovare si dhe përpunuesit e kulturave bujqësore do të kenë mundësi të reja qe ti shesin ato produkte ne tregjet e BE-s përmes procesit të përfitimeve nga tarifat lehtësuese doganore si dhe masa tjera preferenciale.

Përftime tjera nga marrëveshja e stabilizim asociimit për prodhuesit tone të kulturave bujqësore do të jetë edhe mundësia e madhe e tyre qe tëpunojnë ne marketing tëprodukteve si dhe ne rritje tëcilësisë se produkteve me qellim qe tëbehënkonkurruese ne tregjet Evropiane.
Kosova, i posedon të gjitha parametrat e duhura qe produktet e saja të jene mbizotëruese ne tregjet vendore dhe natyrisht qe ka kapacitetetë pashfrytëzuara përtë nxitur zhvillimin e sektorit tëbujqësisë.

Për më shumë, bujqësia luan një rol tëjashtëzakonshëm dhe të rëndësishëm ne ekonomin Kosovare sepse nj enje përqindja e madhe e popullsisëjetojnë ne zona rurale ku mundësit e investimeve dhe zhvillimit tëbujqësisë janë me tëmëdha. Ne brutoproduktin vendor, Bujqësia merr pjesë rreth 12% dhe është kontribuuesja me e madhe e thithjes se papunësisë deri sa ne anën tjetërbujqësia kontribuon ne eksportin e përgjithshëm qe Kosova ka me jashtë gjithashtu rreth 12%.

Cilat veprime Ministria e Bujqësisë duhet ti ndërmarr ne të ardhmen me qellim qe të nxitët zhvillimi i këtij sektori të rëndësishëm?

Në Kosove, Ministria e Bujqësisë, Pyjeve dhe Zhvillimit Rural ështëautoritet përgjegjës për hartimin, zhvillimin dhe zbatimin e politikave dhe legjislacionit bujqësore ne nivel nacional. Ne ketë drejtim, dokumenti i pare strategjik i hartuar për zhvillim tëbujqësisëështë hartuar qysh ne vitin 2003 “Libri i gjelbër- Zhvillimi i qëndrueshëm Bujqësore dhe Rural ne Kosove”. Ne vitin 2007 Kuvendi i Kosovës ka miratuar programin e pare përzhvillimin e Bujqësor dhe Rural” përperiudhën 2007-2013.

Duke u nisur nga fakti se politikat bujqësore definojnë objektivat, masat dhe programimin e zhvillimit bujqësor dhe rural, të trajnimit profesionaltëpersonelit, si dhe bazën e të dhënave dhe informacionin për politikat në sektorët e bujqësisë, atëherë përmes këtyre politikave duhet qe të synohet në:

në rritjen e të ardhurave për popullsinë, ngrit mirëqenien sociale, përmes procesit tëpërmirësimit të kushteve të punës dhe të jetesës;
në rritjen e prodhimittëproduktevebujqësore përmes nxitjes së konkurrues mërisë- në mënyre qe të arrihet zëvendësimi i importevetëproduktevebujqësore me rritje tëeksporteve;
në stabilitetin e tregut, duke siguruar konsistencëtë vazhdueshme të kulturave bujqësore;
në kualitetindhe sigurinë ushqimore;
në mbrojtjen dhe ruajtjen e mjedisit (mos lejimin e degradimit të tokës bujqësore), duke garantuar që bujqësia të ruajë burimet natyrore;
në uljen e varfërisë, në rritjen e punësisë, zvogëlimin e pabarazive ndërmjet niveleve të zhvillimit të rajoneve të ndryshme, si edhe të prapambetjes së zonave rurale, më pak të favorizuara, duke zhvilluar veprimtari alternative dhe plotësuese, që gjenerojnë punësim, me qellim qe tëndërmerren veprime ne parandalimin dhe/ose ngadalësimin e largimit të popullsisë nga fshatrat, si dhe duke mbështet NMV-të përmes programeve të ndryshëm;
përafrimi i sektorit të bujqësisë se Kosovës me atë të shtetevetë BE-së

Integrimi ekonomik ne BE- Internacionalizimi i ndërmarresisë në Kosove

Që nga pas lufta, ekonomia e Kosovës kryesisht është mbështet nga sektori publik nga ndihmat ndërkombëtare, dhe ndihmat nga bashkatdhetarët (remitancat)[3]. Duke pas parasysh rolin dhe rendësin e NMV ne zhvillimin ekonomik te Kosovës, roli i tyre ne këtë aspekt ka qene relativisht i dobët. Kosova duhet që në këtë aspekt të fokusohet në procesin e internacionalizimit te NMV në sektorin e bujqësisë që nënkupton në:

certifikimin e produkteve;
standardizim;
licencim;
akreditim;
menaxhim të kualitetit;

Tutje, Kosova duhet që të kujdeset në mbrojtjen e produkteve vendore si dhe nga in formaliteti ekonomik. Kjo nënkupton që Kosova duhet ti kushtoj rendësi tëveçantë edhe ngritjes së një dozë të nacionalizmit ekonomik. Sidomos tash kur janë krijuar mundësit që produktet Kosovare të mund të depërtojnë edhe në tregun e shteteve të BE-së pas nënshkrimit te MSA-s.

Dhe krejt ne fund, Kosova duhet që me prioritet te fokusohet ne hartim të ligjeve të cilat edhe më tutje do të kenë fokus mbështetjen e sektorit të bujqësisësepse në këtë fazë është e domosdoshme që ta ketë edhe ligjin për tregti të brendshme si dhe të mendohet edhe për ligjin anti-dumping duke mos e anashkaluar edhe brendimin e produkteve vendore me qëllim që produktet Kosovare të bëhen konkurrente në tregun vendor dhe pse jo edhe më gjerë.

Konkludim:

Procesi i Integrimit në Bashkimin Evropian, ështënjë proces i brendshëm i secilit shtet kandidat ne ketëkontekst edhe i Kosovës, prandaj procesi i përshpejtimit tëintegrimittëKosovës do të varet nga ajo se sa është e gatshme qe të reformohen brenda për brenda institucionet e Kosovës (politikat politike, ekonomike) si dhe sa do të jetë ne gjendje qe ti përshtatët politikave të përcaktuara nga BE, ne veçanti sa i përket zhvillimit të sektorit tëbujqësisë.

Kosova, realisht e ka njëtraditë ne prodhimtari falë përparësive qe i ka ne mbështetjen e bujqësisë;

Ekziston një disponim nga institucionet e Kosovës ne mbështetjetëbujqësisë me subvencione (direkte/indirekte), mirëpo kjo mbështetje nuk janë të mjaftueshme prandaj duhet qe të rritët shuma financiare;

Është domosdoshmëri qe të krijohen grupe tëekspertëve me qellim qe tëbehën hulumtime të tregut si vendor njashtu edhe me gjere qe të konstatohet se ne çfarë duhet ne të ardhmen tëorientohet sektori bujqësor ne mbjellje/ kultivim qe të mos orientohemi vetëm ne disa kultura bujqësore. Me qe ne Kosove ekzistojnë disa fabrika të cilat merren me prodhimin e kulturave bujqësore, do tëishte ne të mire të zhvillimit ekonomik tëKosovës qe mundësisht të behet lidh mëria e produktevetëmbjella/kultivuara, përpunimin e tyre;

Kosova duhet qëtëmbështet sektorin e bujqësisë me pajisjebujqësore me qellim të rritjes se efikasitetit dhe efektivitetit në këtë sektor;

[1] Raporti I gjelbër 2015, MBZhR

[2]MBZhR 2016

[3]Raporti I BB 2010

Tribuna

Email